Lajme

4 policë të lënduar në veriun e Kosovës

05/26/2023 15:43
nga:N M

Katër policë janë lënduar në veri të Kosovës, raporton Dukagjini.

Policia e Kosovës ka hyrë në komunën e Zveçanit dhe të Leposaviqit, duke thyer turmat e mbledhura para këtyre komunave, pas lëshimit të sirenave nëpër qytete.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa nëpër rrugët e veriut janë parë policë me armë të gjata. Siç raportohet nga Zveçani, deri tash, janë katër policë të lënduar.

Edhe Izmir Zeqiri hyn në komunën e Zubin Potokut, pas asistimit të policisë së Kosovës