Lajme

4 mijë e 19 qytetarë vaksinohen për 24 orë

12/07/2021 15:22
nga:N M

4 mijë e 19 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se numri i vaksinave të administruara deri tani është 1 milion e 630 mijë e 82.

862 mijë e 340 persona janë vaksinuar me dozën e parë.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.019 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.630.082 doza të vaksinës. Deri më sot 767.742 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Blerim Syla: Pas 15 dhjetorit sistemi shëndetësor do të mbyllet – Këshilli i Evropës ka reaguar për presionin që po bënë Kurti ndaj Sindikatave