Andres Iniesta është ende anëtar i Vissel Kobe në Japoni.
Ai u transferua nga Barcelona në Azi katër vjet më parë dhe pushoi së luajturi futboll në nivelin më të lartë. Në prag të ditëlindjes së tij të 39-të, Iniesta mund të largohet nga Japonia. Gjegjësisht, mesfushori legjendar spanjoll ka kontratë me japonezët deri në fillim të vitit të ardhshëm, por ai ka pranuar ta ndërpresë bashkëpunimin gjashtë muaj më herët, përcjell GazetaBlic Sport.
Iniesta do t’i thotë lamtumirë Kobe më 6 qershor me një miqësore kundër Barcelonës. Pas kësaj ai do të kërkojë një klub të ri dhe si opsion i ofrohet MLS, por edhe disa klube nga Lindja e Mesme.
Iniesta kërkon të fitojë para shtesë me kontratën e fundit të karrierës, edhe pse në Kobe fiton 25 milionë euro në vit./GazetaBlic Sport


