Lajme

35 vjet nga Greva e Minatorëve të Trepçës

02/20/2024 08:32
nga:N K

Sot është 35-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës.

Kjo grevë ka zgjatur tetë ditë minatorët kërkuan të drejtat kushtetuese dhe protestuan kundër revokimit të autonomisë së Kosovës të garantuar sipas Kushtetutës së vitit 1974 të Jugosllavisë Socialiste.

Kultura e punës së minatorëve ka qenë esenciale përbrenda ideologjisë së socializmit jugosllav. Meqenëse miniera përfaqësonte një dimension të rëndësishëm për ekonominë e vendit, kur minatorët u përcaktuan për grevë urie, jeta ekonomike gati se u mbyll në tërësi.

Në grevë atë kohë ishin 1 mijë 300 minatorë të cilët për qëllim kishin mbrojtjen e automonisë së Kosovës.