Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, thotë se shëndetësia e një qyteti është ndër shtyllat më të rëndësishme të jetës së përditshme, ku thekson se çdo kandiadt që synon të udhëheqë duhet ta kuptoj këtë.
Berisha shton se në takimin me qytetarë në rrugën C, u theksua nevoja për një sistem shëndetësor modern, funksional dhe gjithëpërfshirës për Prishtinën.
Postimi i plotë:
Sa herë ki me ja lanë qytetin në dorë njerëzve pa plan?
Shëndetësia e një qyteti është ndër shtyllat më të rëndësishme të jetës së përditshme,
dhe çdo kandidat që synon të udhëheqë, duhet ta kuptojë këtë thellë.
Në takimin me qytetarë në rrugën “C”, u theksua pikërisht kjo:
Nevojitet një sistem shëndetësor modern, funksional dhe gjithëpërfshirës për Prishtinën.
Beka, së bashku me Dr. Shkëlzen Komonin, kandidat për Kuvendin Komunal dhe njëherësh ekspert i programit shëndetësor, prezantuan këtë vizion me qartësi dhe përkushtim.
Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://ëëë.bekeberisha.com/
#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon


