Lajme

Haliti: Mbështetja e qytetarëve po rritet çdo ditë e më shumë

10/04/2025 12:41
nga:Sh R

Kandidati për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me kandidatin Fatmir Pira, kanë vizituar lagjen e Pirajve në Pozheran, raporton GazetaBlic.

Haliti thekson se mbështetja e qytetarëve po rritet çdo ditë e më shumë.

Postimi i plotë:

Së bashku me kandidatin tonë Fatmir Pira, u mirëpritëm në lagjen e Pirajve në Pozheran!

Përkrahje e pa rezervë, faleminderit shumë për mikpritjen!

Mbështetja e qytetarëve po rritet çdo ditë e më shumë.