Lajme

Berisha: Pas çdo lideri qëndron një njeri me ndjenja, me sfida por që janë pjesë e jetës

09/23/2025 21:10
nga:Sh R

Bekë Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, ka realizuar një bisedë me kandidatën për asambleiste Rrezartën, e cila zgjodhi t’i bëjë pyetjet më ndryshe, raporton GazetaBlic.

Berisha thotë se nga kjo bisedë kujton se pas çdo lideri qëndron një njeri me ndjenja, me sfida por që janë pjesë të jetës.

Postimi i plotë:

Rrezarta, kandidatja jonë për asambliste dhe psikologe me profesion, zgjodhi t’i bëjë pyetjet pak më ndryshe.

Një bisedë që na përkujton se pas çdo lideri qëndron një njeri me ndjenja, me sfida por që janë pjesëbe jetës. Pikërisht kjo e bën historinë e tij edhe më të vërtetë, edhe më të fuqishme.