Ngjarjet e ditës: 18 shtator 2025
Ish-këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, vazhdon dëshminë e tij. (Ora 09:00, Hagë)
Instituti Pedagogjik i Kosovës organizon konferencën shkencore ndërkombëtare “Arsimi gjatë gjithë jetës: qasje gjithëpërfshirëse nga fëmijëria e hershme deri tek arsimi profesional”. (Ora 09:00, Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, Prishtinë)
Mbahet shqyrtimi fillestar lidhur me çështjen penale ndaj nënkryetarit të Listë Serbe Slavko Simiq dhe Urosh Vukasinoviq, për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq. (Ora 09:00, Gjykata Themelore, Mitrovicë)
Takim i Grupit Nacional Kundër Padive SLAPP në Kosovë (Ora 10:00, Hotel Swiss Diamond)
Dhurimi i një eko-ulëse me energji solare për Universitetin e Prizrenit nga MMPHI (Ora 12:00, Universiteti i Prizrenit).
18:00 – 19:30
Agjenda mediale e Partisë Demokratike të Kosovës:
18:00 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Dragashit. (Shtëpia e Kulturës)
19:30 – Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Prizrenit. (SHFMU Mustafa Bakiu)


