Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shkruar një mesazh nderimi për Hashim Ilazin, i njohur si “Buqi” nga Torina, një prej luftarëve të hershëm të UÇK-së, raporton GazetaBlic.
Ai e vlerëson kontributin e Buqit në luftën për liri dhe thekson se kujtimi për të vazhdon të jetojë përmes familjes dhe relikteve të ruajtura me dashuri.
Ahmeti e cilëson Buqin si pjesë të pavdekësisë së luftëtarëve të lirisë, duke theksuar rëndësinë e veprës dhe jetës së tij në historinë dhe zemrat e qytetarëve.


