Lajme

Ismet Kryeziu propozon Ilir Kërçelin për kryetar të Kuvendit: Një nga zgjedhjet më të mira aktualisht

08/25/2025 12:39
nga:Sh R

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka dalë me një propozim konkret për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryeziu ka propozuar Ilir Kërçelin si një kandidat të denjë për kryetar të Kuvendit, duke u bazuar në përvojën e tij institucionale.

Kujtojmë se nesër pritet të mbahet seanca e radhws për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Postimi i plotë:

Nesër pritet të mbahet seanca tjetër për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. E di që mendimi apo propozimi im nuk kanë peshë vendimmarrëse, por meqë secili po jep nga një propozim, po e jap edhe unë një.

Duke pasur parasysh se Ilir Kërçeli për një kohë të gjatë ka qenë këshilltar, e më pas edhe shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, besoj se ai do të ishte një propozim dhe një zgjedhje ndër më të mirat aktualisht për kryetar Kuvendi.