Lajme

Haradinaj në shënimin e Ditës së Mbretit: Holanda, gjithmonë i qëndroi në krah vendit tonë

04/24/2025 18:58
nga:G B

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mori pjesë në shënimin e Ditës së Mbretit, me ftesë të ambasadorës së Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ku Haradinaj ndau edhe fotografi, ai thotë: “Holanda si shtet mik, gjithmonë i ka qëndruar në krah vendit tonë dhe ne jemi të përkushtuar që këtë miqësi ta avancojmë në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët”.

Më poshtë postimi i plotë:

Me dëshirat më të mira për mirëqenien e popullit holandez, mora pjesë në shënimin e Ditës së Mbretit, me ftesë nga ambasadorja e Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Holanda si shtet mik, gjithmonë i ka qëndruar në krah vendit tonë dhe ne jemi të përkushtuar që këtë miqësi ta avancojmë në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.