Lajme

323 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

12/14/2021 07:20
nga:Y I

Në Kosovë aktualisht janë 323 raste aktive me COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme nuk është raportuar për ndonjë viktimë nga ky virus, ndërkaq nga 2 mijë e 496 testime të bëra, janë regjistruar tetë raste të reja.

Janë shëruar gjashtë pacientë duke bërë që numri i të shëruarve të shkojë në 157 mijë e 898.