Lajme

32 raste me COVID në 24-orët e fundit

03/12/2022 13:15
nga:Astrit Gashi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH thotë se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 350 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.550 doza të vaksinës.

Deri më sot 818.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.005 testime, 32 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 81 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.973.

Në total numri i rasteve aktive është 748.