Nga dita e nesërme bibliotekat dhe kinematë në Kosovë do të jenë të mbyllura, ndërsa palestrat sportive do të jenë të hapura.
Kjo u bë e ditur në vendimin e sotëm që u miratua nga Qeveria e Kosovës, në të cilin janë të paraqitura masat kundër COVID-19. Kjo u bë për ta menaxhuar situatën me koronavirusin në vend si dhe për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi.
Pika e 50 e vendimit thotë “Bibliotekat, kinematë, qendrat rinore muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të komunave, pezullojnë aktivitetin e tyre deri me datë 13 shtator”.
Kurse, në pikën e 58 thuhet “Lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave dhe të ngjashme për aktivitete individuale rekreative. Klientët duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e përcaktuara në pikën 2.1 deri në 2.4 të këtij vendimi”.
Hapja e fitneseve është paraparë të zhvillohet në proporcion një klient në 10 metra katror.