Lajme

29 aksidente dhe mbi 1 mijë e 400 gjoba për një javë në rajonin e Ferizajt

10/28/2024 09:44
nga:G B

29 aksidente trafiku kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt gjatë javës së kaluar.

Sipas të dhënave të policisë, 12 nga këto aksidente janë me lëndime në të cilat kanë pësuar lëndime 17 persona.

Në 17 aksidentet e tjera të ndodhura përgjatë kësaj periudhe janë regjistruar vetëm dëme material.

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se poashtu ka shqiptuar 1407 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 13 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.