Ngjarjet për ditën e sotme, 25 korrik 2023:
Kuvendi i Kosovës vazhdon ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. (Ora 08:00 – 16:00, Kuvendi i Kosovës)
Ministria e Punëve të Brendshme, në kundër të fushatës “Festo me zemër, jo me armë” mban një aktivitet me mërgimtarë. Merr pjesë koordinatori Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta, njëherit zv.ministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani. (Ora 10:00, Merdar, Podujevë)
Mbahet takimi i 232-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ora 10:00, KPK)
Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal raporton Komisioni i Pavarur për Medie. (Ora 10:00, Ndërtesa e Kuvendit, N506)
Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë organizon protestë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në fshatin Dollc të Klinës, pasi do të shkatërronte mjedisin, ajrin, burimet e ujit, florën dhe faunën. (Ora 11:00, në qendër të qytetit të Klinës)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e shqyrton raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut për vitin 2022 dhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për vitin 2022. (Ora 11:00, Ndërtesa e Kuvendit, N10)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike e shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2022. E ftuar Vjosa Gradinaj-Mexhuani, kryetare e OShP-së. (Ora 11:30, Ndërtesa e Kuvendit, N302)
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e shqyrton Projektligjin për ndryshime klimatike. (Ora 13:00, Ndërtesa e Kuvendit, N303)
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe OSBE prezantojnë doracakun “Ndërkulturalizmi në Arsim”. (Ora 14:45, Objekti i MAShTI)
Komiteti Paralimpik i Kosovës mban aktivitetin Licensimi i Para-sportistëve. Me këtë rast presidentja e Komitetit Paralimpik Njomza Emini dhe ambasadori i Francës Olivier Guerot do të ju dorëzojnë zyrtarisht kartelat e identifikimit të licensimit të tre të licensuarve. (Ora 15:00, Zyra e Komiteti Paralimpik. Rr. “Metush Krasniqi”, Arbëri)
Komuna e Vushtrrisë në kuadër të aktiviteteve për diasporën organizon ekspozitën me Safet Rexhën. (Ora 19:00, Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)
Komuna e Vushtrrisë, në kuadër të aktiviteteve për diasporën, organizon aktivitete sportive. (Ora 19:30, Bulevardi “Adem Jashari”, Vushtrri)
Në kuadër të DokuFest 2023 shfaqet një përzgjedhje e filmave të shkurtër dhe diskutohet për programin e këtij viti. (Ora 20:00, Qendra për Praktikë Narrative, Prizren)
Kryeministri Albin Kurti dhe zv.kryeministrja dhe ministre e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të platformës dedikuar mërgatës “Shijo Kosovën”. (Ora 20:30, Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës)


