Senatori amerikan Chris Murphy u takua sot në Tiranë me presidentin shqiptar Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Ram dhe pas takimeve tha se SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria, shkruan GazetaBlic.
Murphy shkroi në Twitter se ishte e mrekullueshme të kthehej në Shqipëri dhe të kalonte kohën me mikun e tij, Edi Rama.
“Shkëlqyeshëm të kalosh kohë me mikun, Kryeministrin Edi Rama në Tiranë. SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria. Është mirë të kthehesh”, shkroi Murphy në Twitter.
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka shkruar në Twitter se ka folur me senatorët Chris Murphy dhe Gary Peters për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“Mbështetja e SHBA-së është thelbësore për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të begatë”, shtoi Begaj, shkruan GazetaBlic.
Great to spend time with my friend Prime Minister Edi Rama in Tirana. The U.S. has no better friend in the world than Albania. Wonderful to be back. pic.twitter.com/BAzTKbarmV
— Chris Murphy ? (@ChrisMurphyCT) May 23, 2023


