Lajme

PDK-ja mobilizohet në mbështetje të Marshit për Drejtësi

03/31/2023 13:15
nga:Y I

Partia Demokratike e Kosovës është duke u mobilizuar me të gjitha kapacitet e saj për pjesëmarrje masive në mbështetje të Marshit për Drejtësi – në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së.

Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimi për media nga ky subjekt politik, raporton Gazeta Blic.

“Kryetari Memli Krasniqi, anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar, Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK, drejtorët, asamblistët, Degët, Nëndegët dhe aktivistët PDK-së në të gjithë Kosovën, kanë dalë në mbështetje të këtij marshi fuqishëm dhe në të githa format – për të dërguar një mesazh të qartë, të drejtë dhe të ndjerë tek ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Liria Ka Emër – UÇK” thuhet në njoftim.

Marshi për Drejtësi mbahet të dielën në Prishtinë duke filluar nga ora 14:00 në sheshin Zahir Pajaziti.

Njoftimi i plotë:

PDK-ja mobilizohet në mbështetje të Marshit për Drejtësi!

Partia Demokratike e Kosovës, në të gjitha nivelet dhe me të gjitha kapacitetet e saj, është duke u mobilizuar për pjesëmarrje masive në mbështetje të Marshit për Drejtësi – në shenjë solidarizimi me ish-krerët e UÇK-së.

Kryetari Memli Krasniqi, anëtarët e Kryesisë, deputetët e Grupit Parlamentar, Kryetarët e Komunave që udhëhiqen nga PDK, drejtorët, asamblistët, Degët, Nëndegët dhe aktivistët PDK-së në të gjithë Kosovën, kanë dalë në mbështetje të këtij marshi fuqishëm dhe në të githa format – për të dërguar një mesazh të qartë, të drejtë dhe të ndjerë tek ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Liria Ka Emër – UÇK!

Të dielën, me 2 prill, në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të gjithë bashkë do të marshojmë për drejtësi: Për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, për drejtësinë e historisë tonë më të lavdishme, për ata që na sollën lirinë!

Ejani të gjithë të Marshojmë për Drejtësi!