Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën u shpreh se është shumë optimist.
Madje ai tha se optimizmi i tij është rritur edhe më shumë se kjo do të ndodhë së shpejti, ndonëse nuk dha ndonjë datë.
“Gjermania është mbështetje e madhe e liberalizimit dhe po punohet shumë”, tha Sarrazin në RTK.
“Kam ndjenjën se ka bisedime produktive që po bëhen për liberalizim të vizave”, tha ai, duke shtuar se kriteret për liberalizim të vizave janë të qarta dhe ato janë përmbushur.
I pyetur nëse liberalizimi mund të ndodhë në fund të muajit tjetër, në mënyrë që intervista e radhës të realizohet me të në Berlin, por pa pasur nevojë të shkohet atje me vizë, Sarrazin tha se ky proces merr pak më shumë kohë sesa një muaj.


