Lajme

Abazoviq: “Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun”

04/29/2022 15:32
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me anë të një statusi në Facebook ka paralajmëruar se duke filluar nga sot, mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai do të jënë të hapura për publikun.

“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jënë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës, ka shkruar Abazoviq.