Lajme

Mehaj takohet me zëvendës-ambasadorin Bloemen, flasin për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Holandës

03/17/2022 17:43
nga:Astrit Gashi

Mehaj takohet me zëvendës-ambasadorin Bloemen, flasin për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Holandës

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim zëvendës-ambasadorin e Holandës në Prishtinë, Peter van der Bloemen, me të cilin diskutoi për thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Holandë në fushën e mbrojtjes, si dhe zhvillimet në Evropë pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Mehaj me këtë rast ka thënë se Holanda, si një nga vendet themeluese të NATO-s, është ndër partnerët e rëndësishëm të Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy ministrive të mbrojtjes si dhe koordinimin sa më të mirë për realizimin e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2022, sipas Planit Bilateral që nënshkruam sot”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se nga zëvendës-amabsadori Van der Bloemen ka kërkuar mbështetjen e Holandës për anëtarësim të përshpejtuar të Kosovës në NATO.