Lajme

25-vjeçari nga Kosova vdes në aksident trafiku në Itali

04/23/2024 14:18
nga:G C

Një 25-vjeçar nga Kosova ka vdekur në një aksident trafiku në Itali.

Siç raportojnë mediat lokale në Itali, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në austostradën e Brenerit.

Viktima është Haris Shala, i cili punonte si shofer kampioni, teksa punonte në Caprona.

Ngjarja ka ndodhur derisa mjeti i drejtuar nga viktima ka goditur kamionin përballë tij.

Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve që mbërritën në vendngjarje me helikopter dhe ambulancë, nuk kanë mundur të bënin asgjë ta shpëtuar.