Lajme

23-vjeçari ra në kontakt me rrymën, policia arreston pronarin e kompanisë

08/19/2025 09:32
nga:N K

Është arrestuar pronari i kompanisë në të cilën një 23-vjeçar gjatë ditës së djeshme teksa ishte duke punuar ra në kontakt me energjinë elektrike me ç’rast ishte alivanosur dhe u dërgua për tretman mjekësor në QKUK.

Fillimisht viktimës ndihma mjekësor i ishte dhënë në Qendrën Emergjente të Gjilanit.

“Viktima mashkull kosovar, punëtor i një kompanie deri sa kishte qenë duke punuar në një objekt te kompanisë kishte ardhur në kontakt fizik me rrymën dhe ishte alivanosur. Ndihma mjekësore i është dhënë në Qendrën Emergjente Gjilan dhe më pas është transferuar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i kompanisë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton.