Lajme

Këshilli Prokurorial i Kosovës i del kundër ministres Albulena Haxhiu – Po cenoni pavarësinë e KPK-së

03/11/2022 14:18
nga:N M

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka reaguar pasi që ministria e Drejtësisë ka proceduar në Qeverinë e Kosovës projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës e ku me ligjin e ri parashihen një sërë ndryshim në KPK, raporton Gazeta Blic.

Përmes një komunikate për media KPK vlerëson se ky veprim i ministrisë së drejtësisë cenon pavarësinë e Këshillit Prokurorial.

Komunikata e plotë:

KPK njofton opinionin publik se Ministria e Drejtësisë ka proceduar në Qeveri Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës pa e marrë opinionin zyrtar të Komisionit të Venecias, i cili në uebfaqen zyrtare të tij ka njoftuar se më 18-19 mars 2022 do të mbajë seancën për trajtimin e kësaj çështjeje.
Prandaj, edhe një herë, shprehim shqetësimin tonë se, procedimi me shpejtësi i këtij projektligji, pa e ndarë draftin final me akterët e këtij procesi dhe pa e pritur dokumentin zyrtar nga Komisioni i Venecias, siç ka qenë dakordim në takimin e fundit të Grupit punues të Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e sistemit prokurorial, është kundër frymës së bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë dhe përbën tendencë për të cenuar pavarësinë dhe rregullimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kurti për AFP: Metodat e vjetra të zgjerimit të NATO-s dhe të BE mund të kenë kosto pas agresionit rus, Kosova të pranohet në NATO dhe BE