Lajme

22 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

04/15/2022 15:03
nga:N M

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit sa i përket rasteve të reja me COVID – 19 në vend, raporton Gazeta Blic.

Sipas MSh nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Raporti:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 135 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.824.287 doza të vaksinës.
Deri më sot 821.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 888 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.188.
Në total numri i rasteve aktive është 499.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!