Sporti

22 ndeshje radhazi pa humbje, Manchester City synon rekordin e rivalit lokal në Ligën e Kampionëve

04/09/2024 23:51
nga:Mergim Rreci

Me barazimin me tre gola të kësaj të marte në ‘Santiago Bernabeu’ kundër Real Madridit, Manchester City bëri 22 ndeshje radhazi pa humbur në Champions League.

Këtë sezon, ata fituan gjashtë ndeshjet në Grupin G dhe dy të tjerat në raundin e 16-të kundër Kopenhagës , dhe tani kanë barazuar në kryeqytetin spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.

Seria më e mirë i takon Manchester Unitedit , skuadër kjo e cila ka luajtur 25 ndeshje pa humbje. Këtë gjë e arriti këtë me një fushatë që përfundoi me fitimin e trofeut në 2007/08 dhe zgjeroi rekordin e tij në edicionin e ardhshëm, në të cilin humbi vetëm në ndeshjen vendimtare kundër Barcelonës nën drejtimin e Pep Guardiola, tani trajner i Cityzens.

/GazetaBlic Sport/