Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 20, Shkëmb Manaj, përmes një shkrimi të gjatë në rrjetin social Facebook ka theksuar se ky rrugëtim i ka mësuar një të vërtetë të madhe, ‘kur qytetarët bashkohen rreth një ideali, asgjë nuk mund ta ndalë zërin e Republikës’.
Manaj theksoi se sa herë Republika ka nevojë për bashkim, kthehet nga LDK-ja.
Ai tha se gjëja më e çmuar që ka fituar nga ky rrugëtim është besimi të cilin do ta mbaj si amanetim më të madh politik e njerëzor.
“Jam përjetësisht mirënjohës për çdo qytetar, për çdo aktivist, për të gjithë strukturën e LDK-së që nuk u ndal asnjë çast dhe për secilin votues që më beson në këtë rrugëtim. Po ashtu një falënderim i takon familjes sime, miqve dhe ekipit tonë të jashtëzakonshëm, të cilët më qëndruan pranë në çdo hap të këtij rrugëtimi.Pa mbështetjen tuaj, kjo rrugë nuk do ta kishte as kuptimin, as forcën e saj” shkruan Manaj raporton “Gazeta Blic”.
Manaj tha se tashmë ka ardhur momenti vendimtar ku me 7 qershor të kurorëzohet ky besim.
“Le ta bëjmë zërin e Republikës më të fuqishëm se kurrë.Për Kosovën. Për Republikën. Për të ardhmen.Kosova mbi të gjitha! Zotin lart, Amerikën pranë” shkruan 20-shi i LDK-së, Shkëmb Manaj.
Postimi i plotë:


