Kandidati i LDK-së për deputet me numrin 20, Shkëmb Manaj, ka njoftuar për një takim me 205 asamblistë të partisë, të cilët i cilësoi si fitues të zgjedhjeve lokale dhe si “forcë të vërtetë” të LDK-së, raporton GazetaBlic.
Ai tha se ata përfaqësojnë shtyllat e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës në nivel lokal dhe nacional, duke theksuar rëndësinë e bashkimit drejt fitores së ardhshme zgjedhore.
Postimi i plotë:
Sonte një takim mbresëlenës me 205 asambleistët tanë – fituesit e fundit të zgjedhjeve lokale! Ata janë forca e vërtetë e LDK-së dhe shtyllat e fitores tonë të madhe edhe në nivel nacional!
Ata janë krenaria e përfaqësimit tonë qytetarë dhe e mbrojtjës së vlerave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Bashkë, drejt fitores! ✌️
LDK 113✅ Shkëmbi 20✅


