Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka zbuluar se të ardhurat nga marrëveshja me Chelsea do të ngrihen shumë shpejt.
Bëhet fjalë për rreth 2.3 miliardë paund, të cilat janë paguar rreth marrëveshjes me Roman Abramovich në shkurt 2022. Financial Times kujton se oligarku rus u detyrua të shiste klubin për shkak të luftës në Ukrainë.
Tani paratë do të shkojnë pikërisht për vendin e Europës Lindore që është ende në luftë me Rusinë, megjithëse po tentohet të negociohen. Aleatët evropianë të Ukrainës po nxitojnë të rrisin mbështetjen e tyre për Ukrainën pas refuzimit të Donald Trump për të vazhduar ndihmën ushtarake.
Deri më tani, rreth tre miliardë paund janë “ngrirë” në një trust të veçantë në Mbretërinë e Bashkuar, derisa zyrtarët të vendosin se si t’i përdorin fondet.
/GazetaBlic Sport