Lajme

Rezultati përfundimtar, mësoni sa vota morën kandidatët për kryetarë të Prishtinës

10/28/2021 10:48
nga:M K

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka marrë 36 mijë e 818 vota, apo 42.54%.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, ka marrë 29 mijë e 252 vota, 29.17%.

Uran Ismaili nnga Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 18 mijë e 771 vota, apo 21.69%.

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë gjithsej 3 mijë e 874 vota, apo 4.48%.