Lajme

Protesta përpara qeverisë së Serbisë, Vuçiqit i ofrohet afat deri për Krishtlindje

12/18/2021 18:28
nga:M K

Qindra protestues u mblodhën përpara ndërtesës së qeverisë së Serbisë në Beograd, në shenjë protests kundër kompanisë Rio Tinto, e cila parashihet të hapë një minierë litiumi në Jadër.

Mediumi Danas raporton se në protestë u panë pankarta “Stop investitorëve, të shpëtojmë natyrën”.

Pjesëmarrës të kësaj proteste, sipas mediumit, ishin edhe aktorë e udhëheqës të universiteteve prestigjioze në Serbi.

Njëri nga protestuesit i dha kohë deri për Krishtlindje që të anulojë vendimin e ndërtimit të minierës së litiumit, ose përndryshe do të ketë mobilizim mbarëkombëtar.

“Çdo euro që keni investuar në Jadar ka dështuar,” turma bërtiti “kryengritje, kryengritje”.