Sporti

Përzgjidhet formacioni më i mirë i “Copa America”

07/13/2021 17:57
nga:M K

Argjentina u shpall kampion i Copa America pasi në finale mposhti Brazilin me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Angel Di Maria.

Paraqitje spektakulare në këtë turne ka bërë edhe Lionel Messi që ishte “motori” i skuadrës në këtë sukses.

CONMEBOL ka përzgjedhur formacionin më të mirë të turneut.

Martinez i Argjentinës është përzgjedhur në portë, Marquinhos, Romero, Isla dhe Estupinan janë përzgjedhur në mbrojtje.

Mesfusha përbëhet nga Yotun, Casemiro dhe De Paul.

Në sulm janë dyshja e frikshme, Messi-Neymar së bashku me Diazin.