Lajme

Molliqaj: Kurti është veterani i parë i rrejshëm, ftoj prokurorinë për hetim

03/31/2022 15:37
nga:N M

Partia Socialdemokrate (PSD), përmes një aksioni simbolik ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po e denigron luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sulmon veteranët e vërtetë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se kryeministrit Albin Kurti është “veterani i parë i rrejshëm i UÇK-së”.

“Janë dy grupime ata që bëjnë pjesë që e kanë kundërshtuar luftën e UCK-së, dhe të cilët e përdorin një keqpërdorim që ka ndodhë dhe e sulmojnë UCK-në, dhe janë veteranët e vërtetë që i kritikojnë listat e fryra të veteranëve”, ka thënë ai.

Molliqaj e ka quajtur mashtrues kryeministrin Kurti.

“Kryeministri Kurti bën pjesë në grupin e parë, dhe për të veteranët që janë barrë për shtetin…”, ka thënë Molliqaj.

Ai i ka bërë thirrje prokurorisë së shtetit që të hetojë shefin e ekzekutivit për në drejtim të veprës penale të mashtrimit.

“Ne e ftojmë Prokurorinë që të hetoj menjëherë pasi ka dokumente se kur ka hyrë në UÇK Albin Kurti, kur është larguar, kur është arrestuar”, u shpreh Molliqaj.