Lajme

Kryetari i BSPK: Deri në ligjin e pagave, nga 100 euro për punëtorët

05/20/2022 14:36
nga:N M

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës Atdhe Hykolli ka thënë gjatë protestës ka kërkuar nga qeveria e Kosovës nga 100 euro shtesë deri në miratimi ne ligjit të pagave, raporton Gazeta Blic.

“Jemi mbledhur këtu për t`ia përkujtuar partnerit tonë sociale Qeverisë se ne të punësuarit presim vëmendjen e tyre, punë ee veprime konkrete për përmbushjen e premtimeve të tyre”, tha ai.

Sipas tij BSPK po kërkon nga qeveria që përmes dialogut t`i zgjidhin problemet dhe kërkesat që kanë sektori publik.

“Prandaj mos na shpërfillni hapeni derën për dialog social. Shqetësimet tona janë reale të përbashkëta, janë shqetësime të cilat i njihni edhe ju . Kërkojmë hartimin si duhet dhe pa vonesa të ligjit të pagave Jemi sot këtu bashkërisht e deri sa kjo të ndodh ne duam dhe kërkojmë rritjen e pagës për 100 euro për të gjithë të punësuarit në Kosovë”, ka thënë ai ndër të tjera.

Hykolli ka përmendur edhe disa kërkesa të tjera që tashmë disa herë i kanë bërë publike si BSPK.

Rrahman Jasharaj, Qeverisë: Nuk duam grevë, por ju po na shtyni