Çështja e derivateve për deputete e Kuvendit të Kosovës ka nxitur reagime te shumta të partive politike, vetë deputetëve por edhe shoqërisë civile.
Zyrtarisht VV ka hequr dorë nga kompensimin naftës për deputetët e tyre pas publikimit në media të shpenzimeve që kanë bërë ata, por që LDK e AAK kanë mendime të ndryshme për këtë çështje.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri i ka thënë Gazeta Blic se për këtë mund të vendos shumica parlamentare.
Sipas tij nëse ka vullnet te shumica mund të ndërrohet edhe rregullorja e punës së Kuvendit.
“Kjo është në dorën e shumicës parlamentare. Ata duhet të vendosin ta ndryshojnë edhe rregulloren edhe vendimet. Deputetët nuk kanë kurrfarë përgjegjësie. Ata e deklarojnë vendbanimin dhe administrata e Kuvendit në mënyrë automatike ua kalkulon shpenzimet. Po më informojnë që janë mbi 60 deputetë që janë kompensuar. Kjo ka qenë praktika ligjore. Nëse vlerësohet, edhe mund të ndryshohet”, ka thënë ai për Gazeta Blic.


