Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit janë intervistuar shtatë dëshmitarë meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet që në një qendër votimi ka pasur manipulim të votave.
Kështu bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
“Falsifikim i rezultateve të votimeve. Rr “Osman Geci”, Skenderaj 17.10.2021 – 07:00. Me vendim të prokurorit, janë intervistuar shtatë dëshmitar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet që në një qendër votimi ka pasur manipulim të votave”, thuhet në raport.
Rasti është duke u hetuar.