Lajme

Aksidenti i rëndë në Novobërdë, vdes një 22 vjeçare

02/01/2022 15:15
nga:N M

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak qaste në fshatin Stanishor në komunën e Novobërdës, ku e vdekur ka mbetur një vajzë 22 vjeçare.

Lajmin për Gazeta Blic  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policia së Kosovë për rajonin e Gjilanit, i cili tha se deri tek vet aksidenti kishte ardhur si pasojë e kushteve atmosferike.

Ku si pasojë shoferi i cili kishte qenë në veturë së bashku me familjen e tij ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është rrokullisur jashtë rrugës.

“Ju njoftojmë se më datën 01.02.2022, rreth orës 13:24, kemi pranuar një informatë, se në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe lëndime të rënda trupore. Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëher kur vetura , me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë ne veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22 vjeçare. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, në vendin e ngjarjes mjeko ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan. Për informata tjera ju njoftojmë me kohë…”, tha Hashani.

SHBA shumë e qartë: Marrëveshja me Serbinë duhet të kryhet brenda këtij viti, kufijtë nuk preken