Lajme

17-vjeçari përplas me makinë 80-vjeçaren, vdes e moshuara në Belsh

12/02/2023 22:43
nga:Y I

Një adoleshent ka aksidentuar për vdekje një të moshuar në aksin Belsh-Grekan.

Sipas policisë, shtetasi 17-vjeçar me inicialet B.A. ka përplasur shtetasen me iniciale R. L., rreth 80 vjeçe, e cila ishte këmbësore.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka ndërruar jetë në spital.

Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.