Lajme

17-vjeçar iu bashkua UÇK-së- Flet bashkëluftëtari i Agim Ramadanit!

04/11/2025 11:45
nga:Y I

Sot shënohen 26 vjet nga rënia e heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës së fundit në Kosovë u dëshmua si strateg ushtarak dhe udhëheqës i respektuar nga bashkëluftëtarët.

Në përvjetorin e tij, Isa Thaçi, një nga bashkëluftëtarët e Ramadanit, ka ndarë kujtimet e tij në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, duke përshkruar momentet që ndau me të në vijat e frontit.

“Na ka pozicionu herët në mëngjes, na tregonte strategji dhe si me u mbrojtë”, tha Thaçi, i cili rrëfeu se ishte vetëm 17 vjeç kur iu bashkua radhëve të UÇK-së dhe pati fatin të qëndrojë pranë Agim Ramadanit në disa prej betejave më të rëndësishme.

Ramadani, i njohur për rolin e tij në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, ishte një nga figurat kyçe në organizimin dhe zhvillimin e operacioneve të UÇK-së në zonën e Koshares.