Lajme

17 familje skamnore në Ferizaj do të bëhen me shtëpi

09/14/2021 23:55
nga:A. R.

15 shtëpi të reja do të ndërtohen për nevojtarët e Komunës së Ferizajt.

Kjo pas nënshkimit të marrëveshjes mes kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtuesin e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

Aliu bëri të ditur se me këtë marrëveshje, numri i shtëpive që po ndërtohen në Komunën e Ferizajt dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, do të shkojë në 40.

Derisa sot, u bë e ditur se janë dhuruar qelsat për dy familje të cilat tashmë kanë hyrë në shtëpi të reja.

Shkrimi i plotë nga Agim Aliu:

15 shtëpi të reja për familjet e pastreha në Ferizaj që çon në 40 numrin e strehave të banimit që ndamë për skamnorët

Solidariteti për ferizajasit në nevojë, ka qenë e mbetet misioni ynë. Dje, bashkë me humanistin e rrallë, Halil Kastrati, ndamë 2 shtëpi për familjet ferizajase të pastreha, gjersa arritëm edhe marrëveshjen për ndërtimin edhe të 15 shtëpive të reja për familjet e pastreha në Ferizaj, që rrumbullakson 40 shtëpi që bashkërisht me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Komuna e Ferizajt ka ndarë për familjet në nevojë.

Asgjë nuk më bën më të lumtur, sesa buzëqeshja e fëmijëve në këto familje e drita në tunelin e gjatë, për një jetë më të mirë.

T’i gëzojnë shtëpitë e reja këto familje!

15 shtëpi të reja për familjet e pastreha në Ferizaj që çon në 40 numrin e strehave të banimit që ndamë për…

Posted by Agim Aliu on Tuesday, September 14, 2021