Lajme

16 trupa gjenden nën rrënoja në Gaza

10/15/2025 17:18
nga:Y I

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka bërë të ditur se 16 trupa janë gjetur nën rrënoja në Gaza, derisa operacionet e rimëkëmbjes vazhdojnë pas armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

Zëdhënësi i Mbrojtjes Civile të Gazës, Mahmoud Basal tha se më shumë se 250 trupa janë gjetur që nga fillimi, raporton CNN.

“Një total prej 25 trupash u sollën sot në spitalet në Gaza, përfshirë të gjeturit nga rrënojat, duke e çuar numrin total të të vdekurve në 67 mijë 938 persona që nga fillimi i luftës”, tha tutje MSh-ja atje.

Në njoftimin e kësaj ministri thuhet gjithashtu se 35 persona të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit.