Lajme

DOKUMENT: Krejt çka thuhet në marrëveshjen për Energjinë mes Kosovës dhe Serbisë

06/21/2022 12:14
nga:Genita C

Udhërrëfyesi për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi është miratuar nga ana e palës kosovare dhe asaj serbe.Në marrëveshjen që ka publikuar Lajçak, thuhet se ZRRE do t’i lëshojë licencën për furnizim Elektrosever, pronare e cila është Serbia, raporton GazetaBlic.

Kjo kompani e re do të furnizojë me energji dhe mund të ofroj shërbime të distribuimit për konsumatorët në katër komunat me shumë serbe të pjesës veriore dhe mund ta ketë mundësinë që të blejë dhe shes energji në tregun e hapur.

Në letrën e publikuar thuhet se, 10 ditë pas lëshimit të licencës Elektrosever do të nënshkruajë të gjitha marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in, me qëllim që të operojë në tregun energjetik të Kosovës

LETRA E PLOTË E PËRKTHYER:

Me qëllim të tejkalimit të krizës dhe problemeve në sektorin e energjisë, duke marrë parasysh aranzhmanet e 8 shtatorit 2013 që kanë të bëjnë me energjinë (Marrëveshja për energji 2013) dhe konkluzionet e ndërmjetësuesit të BE-së më 25 gusht 2015 (Marrëveshja për energji 2015) për implementin e marrëveshjes për energji të vitit 2013, palët kanë arritur pajtimin për këtë udhërrëfyes:

ZRRE do ti lëshojë licencë për furnizim Elektroseverit. ZRRE do të sigurohet për respektimin e kushteve të përcaktuara me licencën për furnizim, në përputhje me kornizën ligjore dhe rregullatorë të Kosovës.

Brenda shtatë ditësh pas lëshimit të licencës, Elektrosever nëpërmjet BE-së, do t`i dorëzoi KEDS-it dhe KOSST-it të dhënat më të reja të konsumatorëve që i ka në dispozicion.

10 ditë pas lëshimit të licencës Elektrosever do të nënshkruajë të gjitha marrëveshjet e nevojshme teknike me KOSTT-in dhe KEDS-in, me qëllim që të operojë në tregun energjetik të Kosovës, ndër të tjera marrëveshjen kornizë me KOSTT për pranimin e rregullave të tregut elektrik, marrëveshjen me KOSTT-in për detyrimin e bilancit, dhe marrëveshjen komerciale me KEDS-in për të ofruar shërbime të distribuimit (faturimin, grumbullimin, mirëmbajtjen dhe lidhjen fizike të konsumatorëve të ri) në katër komunat me popullatë serbe në veri, siç parashihet me paragrafin 1 të artikullit 5 të marrëveshjes së vitit 2013.

Brenda 15 ditësh pas nënshkrimit të marrëveshjes së domosdoshme teknike me KOSTT-in, Elektroserver do të furnizohet me Kodin për Identifikim Energjetik, me qëllim që të kryej aktivitetet e parapara me licencën për furnizim.

Në përputhje me artikullin 14 të marrëveshjes energjetike të vitit 2015, brenda 30 ditësh pas lëshimit të licencës për furnizim, KEDS dhe KOSTT (me ndërmjetësim të BE-së, nëse kërkohet), do të kenë qasje në nënstacionin Vallaq, e gjithashtu edhe në infrastrukturën tjetër për transmision dhe distribuim.

45 ditë pas lëshimit të licencës për furnizim, KEDS dhe KOSTT, pas konsultimeve me Elektroserver, do ti dorëzojë ZRRE-së planin për investime dhe shpenzimet e kërkuara për mirëmbajtje, si dhe për humbjet në rrjet, bazuar në vlerësimin gjithëpërfshirës të infrastrukturës ekzistuese.

Brenda 21 ditësh të dorëzimit të planit për investime dhe shpenzimet e kërkuara për mirëmbajtje, si dhe për humbjet, ZRRE në parim do të miratojë planet, shpenzimet dhe humbjet.