Lajme

1,391 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

08/31/2022 07:55
nga:Q R

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë 91 raste të reja me coronavirus, ndërkaq në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 1,391.

MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 203 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,191.

Ministria njofton se gjatë kësaj periudhe raportuese janë dhënë 46 vaksina, ndërkaq në total janë administruar 1,835,538.