Lajme

138 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

09/16/2022 07:57
nga:Y I

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se aktualisht janë 138 raste aktive me Coronavirus në Kosovë.

MSH njofton se në 24 orëshin e kaluar janë shëruar 51 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,199 persona.

Ministria po ashtu bën të ditur se në këtë periudhë raportuese janë vaksinuar 54 persona, ndërsa nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1,835,915 doza të vaksinës.

Çfarë pritet të ndodhë sot në Kosovë