Lajme

13 Iphone, 160 mbushësa Apple – arrestohet një person në Pejë për kontrabandë

06/10/2026 10:28
nga:Sh R

Një person është proceduar për veprën penale “Kontrabandim i mallrave” pas një aksioni të përbashkët të Policisë, Prokurorisë, ATK-së dhe Doganës së Kosovës në Pejë.

Gjatë kontrollit në objektin dhe veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 13 telefona iPhone, 13 telefona celularë të markave të ndryshme, 160 mbushës Apple, një iPad dhe dy Apple Watch të padeklaruara.

Sipas vlerësimit të Doganës, vlera e mallrave të sekuestruara arrin rreth 30 mijë euro, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.

Njoftimi:

KONTRABANDIM I MALLRAVE

Pejë / 09.06.2026 – 10:00. Njësitë relevante të policisë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, dhe njësinë Anti Kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë bërë kontroll në objektin e të dyshuarit mashkull kosovar dhe veturën e tij, ku kanë gjetur mallra Samsung, 1 IPAD të pa deklaruara dhe të dyshimta të kontrabanduara si 160 koka mbushëse të kërkimit me rrymë APPLE 20, 13 telefona Smart të tipit IPHONE modele të ndryshme, 13 telefona celular modele të ndryshme të tipit dhe 2 Apple Watch. Mallrat e cekura janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës dhe sipas vlerësimit mallrat e sekuestruara vlerësohen rreth tridhjetëmijë (30.000) euro. I dyshuari pas intervistimit me udhëzime të prokurorit është liruar, lënda ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt.