Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme

10/28/2021 18:19
nga:Y I

Mot kryesisht i ngjashëm do të vazhdoj të mbajë deri në fundjavë njofton IHK, raporton Gazeta Blic.

Në mëngjes parashihet të ketë mjegull, kryesisht nëpër ultësira.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.