Lajme

110 vjetori i Pavarësisë, bashkon sot kuvendarët e Kosovës e Shqipërisë

11/27/2022 07:28
nga:Astrit Gashi

Në shënim të 110-vjetorit të pavarësisë Shqipërisë, sot në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

E diela e 27 nëntorit i bënë bashkë, nga ora 10:00, kuvendarët nga Kosova e Shqipëria në Parlamentin shqiptar në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë.

Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Gjithashtu fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.