Skuadra e Interit ka fituar një ndeshje të madhe sot në “Guiseppe Meazza”.
Inter triumfoi ndaj Cagliarit me rezultatin minimal 1-0, për të arkëtuar tre pikë tepër të rëndësishme në garën për titull, shkruan GazetaBlic Sport.
Inter dominoi gjatë tërë ndeshjes, ku kishte raste me Lukakun, Eriksen dhe me De Vrij.
Megjithatë, golin e fitores e shënoi mbrojtësi, Matteo Darmian, i cili shënoi pas asistimit të Achraf Hakimit në minutën e 77’të të ndeshjes.
Inter shkon tani në kuotën e 74 pikëve në vendin e parë në tabelë.
/GazetaBlic Sport


