Me prezantimin e pakos për ringjalljen ekonomike, Qeveria e Kosovës ka treguar se prioritet ka çështjen e punësimit.
Qeveria e Kosovës në prezantimin e Pakos së re të Ringjalljes Ekonomike nga pandemia COVID-19 ka thënë se pritet të ndahen 50 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mbështetjen e drejtpërdrejt të punëkërkuesve.
Sipas njoftimit, 10 milionë euro për mbështetjen e likuiditetit familjar. Me qëllim të adresimit të likuiditetit familjar, do të subvencionohen kreditë për konsum deri në 3,000 euro.
“10 milionë për mbështetjen e likuiditetit familjar. Me qëllim të adresimit të likuiditetit familjar, do të subvencionohen kreditë për konsum deri në 3,000 euro. Kjo do t’iu mundësoj shumë familjeve të mbyllin bilancet e kredit-kartelave që kanë interesa shumë të larta, dhe njëkohësisht të përgatiten për vjeshtë duke pasur likuiditetin e nevojshëm për mbulimin e shpenzimeve sezonale”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurti ngushëllon Kadri Veselin për vdekjen e babait