Lajme

Kryeministri Kurti ngushëllon Kadri Veselin për vdekjen e babait

07/08/2021 09:56
nga:Q R

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dha familjes së tij, për vdekjen e kryefamiljarit Fazli Veseli, përcjell GazetaBlic.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ZKM’ja ka bërë me dije se Kurti ka thënë se lajmin e ka marr me keqardhje të madhe.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.

Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veseli. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre, tha kryeministri Kurti”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Ndryshe, babai i Kadri Veselit, ka vdekur dje në moshën 94-vjeçare. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë muajve të fundit.

Varrimi i tij është bërë mbrëmë, derisa në ceremoni s’ka mundur të marr pjesë djali i tij i vogël, Kadriu, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Qeveria e SHBA’së – Serbisë: Nuk e harrojmë vrasjen e vëllezërve Bytyqi, duhet drejtësi për rastin